Milan afër transferimit të Ozan Kabak nga Schalke 04

Milan afër transferimit të Ozan Kabak nga Schalke 04

Gjatë ditës së fundit të merkatos, skuadra e Stefano Piolit, më të gjitha forcat është hedhur në sulm për të nënshkruar me një qendërmbrojtës, pasi skuadra italiane ka nevojë të përforcojë repartin e fundit, njofton Insajderi.

Sipas asaj që raporton “Sportmediaset”, Milan ka shprehur interesim për mbrojtësin turk Ozan Muhammed Kabak, që aktivizohet te ekipi gjerman i Schalke 04.

Paolo Maldini ka mundur të sigurojë një marrëveshje personale me lojtarin, teksa gjatë ditës së sotme do të synojnë të bindin Schalke 04 që pretendon 25 milionë euro për futbollistin.

Milani mund të rrisë ofertën deri në 18 milionë euro, teksa do të ofrojë edhe 25% të fitimit nga një shitje e ardhshme e lojtarit, çka mund t’i bëjë gjermanët të dorëzohen e të pranojnë akordin. /Insajderi.com