Milan bënë detyrën kundër Spartës, Tottenham befasohet në Belgjikë

Milan bënë detyrën kundër Spartës, Tottenham befasohet në Belgjikë

Në grupin H, italianët e Milan kanë shënuar fitore të pastër 3:0 kundër Sparta Pragës, ndërsa në grupin J, londinezët e Tottenham, janë befasuar duke humbur me rezultat minimal 1:0 në Belgjikë kundër Royal Antwerp, njofton Insajderi.

Në ndeshjen e dytë, Milan ka fituar përsëri në grupet e Europa Ligës, ku golat për milanezët u shënuan nga Brahim Diaz në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë shënuan  Rafael Leao dhe Diogo Dalot. Në këtë takim, Ibrahimovic ka humbur një penallti në minutën e 36’ të ndeshjes. Milan kryeson grupin me pikë të plota pas dy ndeshjeve.

Në anën tjetër, ekipi i Jose Mourinho, ka humbur me rezultat 1:0 nga belgët e Royal Antwerp, me golin e shënuar në pjesën e parë nga Lior Refaelov në minutën e 29’ të takimit. Në pjesën e dytë, Tottenham tentoi disa herë të shënonte por ishte e kotë, ngase ekipi belg mbylli mirë vijën e fundit. Me këtë fitore, Royak Antwerp ka tubuar gjashtë pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa Tottenham ka mbetur në kuotën e tre pikëve, pasi në ndeshjen e parë kishin fituar kundër Lask. /Insajderi.com