
Milan dhe Zlatan Ibrahimoviç janë shumë pranë rinovimit të kontratës, njofton Insajderi.
Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë edhe drejtori i ‘kuqezinjve’, Paolo Maldini gjatë një interviste me “Corriere dello Sport” ku tha se janë shumë afër rinovimit.
Sipas të njëjtës të përditshme thuhet se marrëveshja do të arrihet në bazën e shtatë milionëve të eurove me bonuse të përfshira siç janë prezencat dhe golat e realizuar. /Insajderi.com