Milan dhe Roma ndajnë pikët në ndeshjen e gjashtë golave

Milan dhe Roma ndajnë pikët në ndeshjen e gjashtë golave

AC Milan dhe AS Roma, i kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 3 me 3, në një ndeshje shumë interesante dhe dramatike, njofton Insajderi.

Goli i parë u shënua nga Ibrahimovic në minutën e 2’, ndërsa Edin Dzeko e barazoi rezultatin në 1 me 1 në minutën e 14’ dhe pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë, ishte prapë Milan që shënoi përmes Sealemeakers në minutën e 47’, ndërsa Roma barazoi përsëri përmes Veratout.

Milan kaloi edhe njëherë në epërsi në minutën e 79’ përsëri me Ibrahimovic, por rezultati u barazua edhe njëherë nga Roma, më saktësisht, shqiptari Marash Kumbulla, shënoi në minutën e 85.

Milan mbete lidere në Serie A edhe pas këtij barazimi dhe mbetet ekipi i vetëm i pamposhtur në top pesë ligat në Evropë në këtë sezon./Insajderi.com.