
Milani ka arritur marrëveshjen me Genoan për huazimin e Lucas Ocampos, i cili do të zërë vendin e lënë bosh nga M’baye Niang.
Gjithsesi, zyrtarizimi do të vijë vetëm nëse Genoa do të marrë Palladinon nga Crotone.
Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani, ka bërë të ditur se kuqezinjtë kanë vetëm Ocamposin si objektiv. Nëse nuk vjen ai, skuadra do të qëndrojë siç është.
Deri tani, në merkaton e janarit, Milani ka afruar në skuadër portierin Marco Storari dhe sulmuesin Gerard Deulofeu, të dy në formë huazimi.