Milan ka kaluar në epërsi ndaj Sassuolo-s pas vetëm gjashtë sekondash lojë me anë të Rafael Leao-s, njofton Insajderi.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Mapei Stadium”, Milan po avancon aktualisht në sfidën përball Sassuolo-s, të vlefshme për javën e 13-të në Serie A.
Goli i Leao-s, është goli më i shpejt i shënuar në histori të Serie A-së.
Milan kërkon fitoren në këtë takim, pasi Juventus ka shënuar fitore në këtë xhiro, ndërsa Inter ka ndeshje të lehtë në letër përball Spezia-s. /Insajderi.com