Milan kërkon mesfushorin e Atalantës

Milan kërkon mesfushorin e Atalantës

Mesfushori i Atalantës, Franck Kessie është duke u kërkuar nga AC Milan, raportojnë mediat italiane.

Paraqitjet e mira të Kessie në këtë sezon me skuadrën e Atalantës nuk u kanë ikur syve të skautëve të ‘Rossonerëve’.

Informacionet që vijnë nga Italia thonë se Milani është gati t’ia ofrojë mesfushorit te Atalantës një kontratë 5 vjeçare me pagë prej 2 milion eurosh në vit.

Klubi nga ‘San Siro’ është favorit për ta blerë Kessien, blerje kjo që pritet të ndodh gjatë afatit kalimtar të kësaj verë.