Milan kthehet me këmbë në tokë, në ndeshjen tjetër Arsenal fiton me përmbysje

Milan kthehet me këmbë në tokë, në ndeshjen tjetër Arsenal fiton me përmbysje

Në ndeshjen e raundit të tretë në grupin B, Arsenal ka arritur fitore me përmbysje kundër Molde-s, ndërsa Milan është shkatërruar në shtëpi nga Lille me rezultat të pastër 0:3, njofton Insajderi.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Emirates Stadium”, Arsenal u gjend në disavantazh nga Molde në minutën e 22’ të ndeshjes, kur shënoi Ellingsen për miqtë. Arsenal barazoi në fundin e pjesës së parë me një autogol nga Haugen.

Në pjesën e dytë, Arsenal shënoi edhe tre herë të tjera. Për 2:1 për londinezët, shënuan autogol përsëri mysafirët me Sinyan (62’), për 3:1 u kujdes francezi Nicolas Pepe (70’), ndërsa golin e katërt për Arsenal dhe të fundit në këtë takim e shënoi Willock dy minuta para fundit të ndeshjes.

Në grupin H, Milan është kthyer me këmbë në tokë, pas disfatës së pastër prej 0:3 nga francezët e Lille. Hatt-trick në këtë takim shënoi turku Yusuf Yazici. Së pari nga penalltia realizoi në minutën e 22’ të ndeshjes, pastaj anësori turk realizoi edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë, në minutat 55’ dhe 58’ të ndeshjes, duke shënuar rezultatin final, Milan 0:3 Lille. /Insajderi.com