Afati kalimtar në hyrje i Milan-it nuk është mbyllur akoma. Ashraf Lazar, ish-mbrojtësi i Palermos ka prishur kontratën e tij me skuadrën angleze të Newcastle United dhe tani mund t’i bashkohet çdo klubi, njofton Insajderi.
Anësori maroken, i monitoruar nga drejtuesit ‘kuqezi’, mund të jetë zëvendësuesi ideal i Theo Hernandez në krahun e majtë.
Pas Mandzukic, Meite dhe Tomorit, Milani dëshiron të bëjë një afrim tjetër në merkato për të plotësuar edhe pjesën e fundit të listës së lojtarëve të Stefano Piolit.
Me Diogo Dalot që preferon të kalojë nga e djathta, mungon një zëvendësues i Theo Hernandezit në të majtë dhe një lëvizje me kosto të ulët do ta pranonte me shumë dëshirë dhe vetë Stefano Pioli. /Insajderi.com