Milan mendon për Luka Joviç si zëvendësim të Ibrahimoviç

Milan mendon për Luka Joviç si zëvendësim të Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimoviç i ka dhënë gjithçka Milanit me afrimin e tij te “kuqezinjtë” dhe e ka bërë këtë skuadër që të ëndërrojë larg, megjithëse me sulmuesin suedez drejtuesit e klubit italian nuk mund të jenë të qetë, njofton Insajderi.

Mosha e madhe e këtij futbollisti bën që trupi mos t’i përgjigjet gjithmonë në mënyrën më të mirë, me dëmtimet e shpeshta që janë makthi më i madh. Teksa pritej rikthimit nga dëmtimi i Ibrahimoviç ka ardhur një tjetër lëndim në stërvitje.

Pra në merkaton e janarit “kuqezinjtë” do të shohin për një sulmues alternativë. Futbollisti më i përfolur në media është sulmuesi serb Luka Joviç. Ky i fundit do të kujtohet te Reali i Madridit vetëm për problematikat që ka sjellë, por “bingo” që Milani bëri me Theo Hernandez bën që të provohet një tjetër goditje. Fillimisht ekipi italian kërkon që të marrë sulmuesin në huazim dhe më pas për të vendosur rreth blerjes së tij. /Insajderi.com