Milan mendon transferimin e Khedira-s

Milan mendon transferimin e Khedira-s

Aktualisht jashtë skuadrës së Juventusit, Sami Khedira, mesfushori gjerman i “Zonjës”, mund të qëndrojë në Itali, pasi Milan mendon transderimin e tij, njofton Insajderi.

Sipas informacioneve të “Calciomercato.it”, 33 vjeçari i pëlqen shumë Milanit.

Paolo Maldini, duke qenë se gëzon një raport të shkëlqyer me drejtuesit e bardhezinjve, mund ta kërkojë futbollistin pa paguar asgjë dhe Juve do të ishte e kënaqur, sepse do të kursente muajit e fundit të rrogës së një mesfushori të ngrirë, jashtë çdo plani të skuadrës.

Dhe Khedira, i cili do të vazhdonte të mbetej në Itali, mund të firmosë një kontratë dy vjeçare me “Djallin”, me opsionin për ta rinovuar edhe për një tjetër sezon. Për një lojtar në këtë moshë, nuk do të ishte keq. /Insajder.com