Milan mendon transferimin e talentit të Brescias

Milan mendon transferimin e talentit të Brescias

Milan prej kohësh është fokusuar te lojtarët e rinjtë, pasi nuk duan të shpenzojnë shuma të mëdha të hollash në lojtarë të sprovuar dhe që kërkojnë paga të larta, njofton Insajderi.

Kuqezinjtë janë në kërkim të një mbrojtësi dhe pikërisht një talent e kanë në plan për të ardhmen. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, drejtuesit e Milanit kanë mbyllur marrëveshjen me mbrojtësin 23 vjeçar të Brescias, Andrea Cistana.

Ky i fundit tregoi paraqitje të shkëlqyera me Brescian sezonin e kaluar në Serie A dhe kjo duket se nuk ka kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e Milanit.

Italiani shihet si një lojtar me të ardhme të ndritur dhe për këtë arsye drejtuesit kuqezi kanë nxituar për të arritur marrëveshjen. Lojtari do të qëndrojë te Brescia deri në fund të sezonit dhe më pas do të bashkohet me Milanin. /Insajderi.com