Milani është rikthyer te fitorja, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-1 Bologna-n në transfertë, njofton Insajderi.
‘Kuqezinjtë’ e Piolit, morën një fitore shumë të rëndësishme në transfertë, falë edhe dy penalltive.
Në minutën e 26-të, Ibrahimoviç merr përsipër të gjuajë një penallti të fituara nga Leao, por gjuajtja e suedezit pritet nga portieri Skorupski, i cili pak minuta më parë i kishte mohuar sulmuesit një tjetër gol të sigurt.
Ishte Rebiç, i cili pas topit të kthyer nga pritja e penalltisë të Ibrës, ia del ta dërgojë topin në rrjetë, për të kaluar skuadrën në avantazh. Pjesa e dytë nis përsëri me një penallti në favor të Milanit e cila këtë herë shndërrohet në gol nga Kessie.
‘Kuqezinjtë’ po mundoheshin të administronin në avantazhin, por ishte një ish si Andrea Poli, i cili në minutën e 80-të shënoi golin që shkurtoi diferencat. Pas këtij goli, vendasit kishin edhe disa raste të tjera për të barazuar rezultatin, por nuk ia dolën.
Me këtë fitore Milani vazhdon në krye të renditjes me 46 pikë, pesë pikë më shumë se Interi i vendit të dytë, që luan sonte me Benevento-n, ndërsa Bolonga renditet në vendin e 13-të me 20 pikë. /Insajderi.com