Milan mposht Genoan në “San Siro”

Milan mposht Genoan në “San Siro”

Milan ka arritur të marrë një fitore tepër të rëndësishme, teksa ka mundur në stadiumin “San Siro” skuadrën e Genoas me rezultatin 2-1 duke thyer “mallkimin” prej gjashtë ndeshjes pa fitore në shtëpi, njofton Insajderi.

Skuadra e Stefano Piolit e nisi mirë teksa pas 13 minutash lojë, ishte Ante Rebiç i cili me një goditje të fuqishme me të majtën realizoi golin e parë të takimit. Më pas ishte Mattia Destro ai që barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 37-të. Goli i fitores për Milanin erdhi falë një autogoli të Gianluca Scamacca në minutën e 68-të.

Me këtë fitore skuadra ‘kuqezi’ renditet në vendin e dytë në kuotën e 66 pikëve, -8 pikë nga kryesuesit e Interit që presin të zhvillojnë ndeshjen e tyre ndaj Napolit sonte në mbrëmje në stadiumin “Diego Armando Maradona”. /Insajderi.com