Milan ka shënuar fitore të vlefshme 2:0 ndaj ekipit të Torinos, në kuadër të javës së 17-të në Serie A, njofton Insajderi.
Dilemën e fituesit ekipi i Piolit e mbylli që në pjesën e parë, pasi të dy golat u shënuan në fraksionin e parë të ndeshjes.
Fillimisht realizoi sulmuesi që po zëvendëson në këto ndeshje suedezin Ibrahimoviç, Rafael Leao pas 25-të minutash lojë.
Për shifrat 2:0, u përkujdes mesfushori Franck Kessie që shënoi nga pika e bardhë në të 36-tën minutë.
Me rezultat 2:0 për nikoqirët u mbyll jo vetëm pjesa e parë, por edhe i tërë takimi.
Më këto tre pikë, Milan shkëputet plus katër nga Inter i vendit të dytë, ku “kuqezinjët” kanë 40 pikë, ndërsa pas kësaj disfate, Torino mbetet në vendin e parafundit në ligë me 12 pikë. /Insajderi.com