Milan mund të sigurojë sonte Ligën e Kampionëve

Milan mund të sigurojë sonte Ligën e Kampionëve

Milani do të përballet të dielën me Cagliarin në kuadër të Seria A, përcjell Insajderi.

Takimi do të zhvillohet në ‘San Siro’ duke filluar nga ora 18:45.

Rossonerët tentojnë të kualifikohen mbas shtatë vitesh në garën më të madhe evropiane për klube, ku skuadra italiane për herë të fundit kishte marrë pjesë në edicionin 2013/14.

Momentalisht, Milani gjendet në vendin e tretë me 75 pikë, aq sa ka Juventusi me një ndeshje më shumë.

Në rast të një fitore eventuale të ekipit mund të sigurohet kualifikimi në Ligën e Kampionëve./Insajderi.com