Milan në fund të ndeshjes shpëton nga humbja, barazon në shtëpi me Sampdorian

Milan në fund të ndeshjes shpëton nga humbja, barazon në shtëpi me Sampdorian

Milani ka arritur një barazim surprizues në shtëpi nga Sampdoria, në një ndeshje e cila i kishte të gjitha brenda, por në fund u mbyll 1:1, njofton Insajderi.

Që në fillim Sampdoria u shfaq më kërkuese, duke rrezikuar disa herë portën, por pa sukses, me pjesën e parë që u mbyll me rrjeta të paprekura. Pjesa e dytë ishte me të vërtetë spektakolare, teksa miqtë gjetën golin e avantazhit në minutën e 58-të. Ishte veterani, Fabio Quagliarella, i cili përfiton nga një gabim i Theo Hernandez në mbrojtje, teksa gjuan direkt dhe e ndal topin në rrjetë, pasi Donnarumma kishte dalë më shumë sesa duhej.

Vetëm një minutë më vonë, skuadra e Ranierit mbeti me 10 futbollistë, pasi Andre Silva u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Nga kjo ‘kuqezinjtë’ u hodhën tërësisht në sulm, duke krijuar disa raste për shënim, por goli do të vinte në minutën e 87-të, ku Jans Hauge, pasi u fut nga stoli, ia doli të dërgojë topin në rrjetë, për të vendosur baraspeshën.

Në minutat e fundit ‘kuqezinjtë’ i shkuan shumë afër përmbysjes, por gjuajtja e Kessie u ndal në traversë. Kështu Milani mbetet në vendin e dytë me 60 pikë, pesë pikë më shumë se Juventusi i vendit të tretë që ka dy ndeshje më pak, dhe pesë pikë më pak se Interi i vendit të parë, që kanë gjithashtu dy ndeshje për të zhvilluar. /Insajderi.com