Milan nuk shkon më shumë se një barazim me Cagliarin

Milan nuk shkon më shumë se një barazim me Cagliarin

Milani ka humbur një mundësi të artë për të siguruar matematikisht kualifikimin për në Ligën e Kampionëve, teksa ditën e sotme nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola ndaj Cagliarit, njofton Insajderi.

Kuqezinjtë e Pioli u shfaqën më pak kërkues, në një sfidë ku duhej gjithçka për të marrë tre pikë, që do siguronte Champions-in, pas plot shtatë viteve mungesë.

Në “San Siro”, Cagliari i kishte rastet më të pastra për shënim, por Donnarumma me ndërhyrjet e tij vendimtare, nuk lejoi që topi të shkonte në rrjetë.

Milani shkon në kuotën e 76 pikëve, aq sa Napoli i vendit të katërt, ndërkohë që kuqezinjtë javën e ardhshëm kanë një ndeshje shumë të vështirë jashtë, siç është ajo ndaj Atalantës. Ndërkohë Juventusi qëndron në vendin e pestë me një pikë më pak. /Insajderi.com