Milan optimist për mbajtjen e Brahim Diaz

Milan optimist për mbajtjen e Brahim Diaz

Skuadra italiane, Milan, po kërkon të nënshkruaj një marrëveshje të re huazimi me sulmuesin e Real Madridit, Brahim Diaz, por këtë herë me mundësi blerje, transmeton Insajderi.

Brahim zhvilloi 27 ndeshje në Serie A me “rossonerët”, ku raportohet se spanjolli dëshiron të mbetet në “San Siro” edhe për sezonin e ardhshëm.

Real Madrid është i gatshëm ta lejojë lojtarin të qëndrojë në Milanello përtej kësaj vere, dhe janë të hapur për ta përfshirë në një mundësi blerje për vitin e ardhshëm.

21 vjeçari ndihmoi Milanin të kualifikohej në Ligën e Kampionëve duke përfunduar në vendin e dytë ne Serie A.

Diaz gjatë edicionit të kaluar zhvilloi 39 ndeshje, ku arriti të shënoi shtatë gola dhe të dhurojë katër asisitime./insajderi.com