Milan po fiton pas pjesës së parë ndaj Napolit

Milan po fiton pas pjesës së parë ndaj Napolit

Është mbyllur pjesa e parë në “San Paolo”, ku pas 45’ minutave të parë të takimit, ata që po udhëheqin janë mysafirët nga Milano, njofton Insajderi.

Po zhvillohej minuta e 20-të e takimit, ku pas një krosimi nga Hernandez, më së miri në zonën kundërshtare u gjend Ibrahimoviç, i cili realizoi një gol të bukur me kokë, duke kaluar mbi trupin e Koulibaly-t, kështu duke arritur të mposhte portierin Meret.

Pjesa e parë e takimit u karakterizua me aksione të shpejta dhe më shumë luhej në mbrojtjet e ekipeve respektive se sa në mesfushë.

Kështu që, pas pjesës së parë, Milan me plotë meritë e gjen veten në epërsi në derbin e javës së tetë në Serie A. /Insajderi.com