Stefano Pioli rikuperon dy lojtarë të rëndësishëm të skuadrës së tij në transfertën ndaj Cagliari-t në “Sardegna Arena” e programuar të zhvillohet të hënën në orën 20:45, njofton Insajderi.
Skuadra ‘kuqezi’ rikuperon Theo Hernandez i cili është stërvitur rregullisht në seancën e sotme, e njëjta gjë vlen dhe për Alexis Saelemaekers i cili ndihet mirë dhe pritet të jetë i grumbulluar për në transfertën e Sardenjës.
Ndërkohë ‘kuqezinjtë’ janë në ankth për turkun Hakan Calhanoglu i cili ende nuk është stërvitur me grupin dhe ndodhet në dyshim të madh për këtë sfidë.
Nuk dihet ende gjendja e tij dhe shkalla e dëmtimit, por Pioli me siguri do të bëjë pa shërbimet e tij. /Insajderi.com