Milan transferon talentin italian

Milan transferon talentin italian

Sandro Tonali, 20-vjeçari vjen në huazim nga skuadra e Brescia-s, njofton Insajderi.

Milan ka paguar 10 milionë euro për transferimin e tij, ndërsa do të ketë të drejtën për blerjen e kartonit në fund të sezonit edhe për 15 milionë euro tjera. Plus asaj, Milan duhet të paguajë edhe 10 milionë euro tjera në formë bonusesh.

Shifra totale e këtij transferimi, skuadrës milaneze do t’i kushtoj 35 milionë euro. Brescia ruan 10% e kartonit të lojtarit, nëse në të ardhmen Milan vendos ta shesë.

Tonali ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me Milan-in, me pagë 2 milionë euro në sezon. /Insajderi.com