Milan vs Benevento, Ibrahimoviç rikthehet titullar – formacionet

Milan vs Benevento, Ibrahimoviç rikthehet titullar – formacionet

Luhet duke filluar nga ora 20:45, ndeshja mes Milanit dhe Beneventos, e vlefshme për javën e 34-të në Serie A, njofton Insajderi.

‘Kuqezinjtë’ e Piolit, kanë treguar një formë me luhatje në ndeshjet e fundit, që i ka nxjerrë edhe jashtë zonës Champions. Në këtë situatë, skuadra e Milanit është e detyruar për të marrë fitoren në ndeshjen e sotme, nëse nuk duan të rrezikojnë më shumë.

Bilanci midis Milanit dhe Beneventos në Serinë A është në ekuilibër perfekt, me një sukses në secilën palë dhe një barazim. Benevento gjeti pikën e parë historike në Serinë A kundër Milanit, me një barazim 2-2 në dhjetor 2017 falë golit në shtesë të portierit Alberto Brinngoli.

Fitorja e parë e Beneventos në transfertë në Serinë A erdhi pikërisht kundër Milanit në Meazza: 1-0 në prill 2018 falë golit të Pietro Iemelos. Në takimin e sotëm ‘kuqezinjtë’ vijnë pas dy humbjesh radhazi në kampionat, teksa nuk ka regjistruar tri humbje radhazi që nga shtatori i 2019-ës me Giampaolon në stol.

Për sa i përket formacioneve, rikthehet titullar me ‘kuqezinjtë’, Zlatan Ibrahimoviç në majën e sulmit, teksa do të mbështetet nga Saelemaekers, Çalhanoglu dhe Leao. /Insajderi.com