Sonte (e enjte), me fillim nga ora 18:55, në “San Siro”, Milan pret skocezët e Celtic, në kuadër të xhiros se pestë në grupin H, njofton Insajderi.
Milan, në këtë takim, do ta vuajë mungesën e Ibrahimoviç, ndërsa në pankinë rikthehet Pioli pasi kaloi koronavirusin.
Para sfidës, të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet e ndeshjes, ku Milan do të luajë me 4-3-3, ndërsa Celtic do të fillojë ndeshjen me skemën 4-2-3-1.
Milan: Donnarumma, Dalot, Kjaer, Gabbia, Hernandez, Krunic, Kessie, Calhanoglu, Castillejo, Rebic, Hauge.
Celtic: Barkas, Elhamed, Bitton, Ajer, Laxalt, Brown, McGregor, Frimpong, Rogic, Christie, Edouard.
Momentalisht në grupin H, kryeson Lille me tetë pikë, ndjekur nga Milan me shtatë, ndërsa Celtic ka vetëm një pikë. /Insajderi.com