Milani luan duke filluar nga ora 15:00 me Crotonen në “San Siro”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Serie A, njofton Insajderi.
‘Kuqezinjtë’ do të kërkojnë me çdo kusht fitoren në shtëpi, për të rimarrë përsëri kryesimin e renditjes, i cili tani mbahet nga Interi, pas fitores së ‘zikaltërve’ ndaj Fiorentinës dy ditë më parë.
Pritej titullar, por mesfushori Ismael Benaser nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e sotme. Lojtari kishte shfaqur probleme gripale dhe për këtë arsye Pioli nuk e ka grumbulluar për sfidën e sotme. Përveç algjerianit, jashtë për shkak dëmtimesh janë edhe Tonali, Diaz dhe Kjaer.
Në këtë mënyrë, Pioli është përsëri me zgjedhje të reduktuara për formacionin, ndonëse luajnë përballë vendit të fundit në tabelë.
Për sa i përket formacionit, trajneri ‘kuqezi’ do i besojë nga minuta e parë dy afrimeve të janarit, Tomori në mbrojtje dhe Meitte në mesfushë.
Calhanoglu nuk është ende në formë e tij më të mirë, dhe Pioli ka menduar të vendosë Leao-n pas Ibrës në sulm, i mbështetur nga Rebiç dhe Salemekers nga krahët. /Insajderi.com