Milan vs Juventus – formacionet zyrtare

Milan vs Juventus – formacionet zyrtare

Derbi i javës së 16-të në Serie A zhvillohet në “San Siro”, ku lideri i ligës Milan pret kampionët aktual Juventus, njofton Insajderi.

Aktualisht kryeson kampionatin Milan me 37 pikë, ndërsa torinezët kanë 27 pikë dhe ndodhen në pozitën e shtatë në ligë, me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në pesë ndeshjet e fundit, ekipi i Piolit ka arritur tre fitore dhe dy barazime, ndërsa skuadra e Pirlo-s ka tre fitore, një barazim dhe një humbje.

Milan në këtë sfidë do të vuajë mungesat e Ibrahimoviç, Tonali, Rebiç, Gabbia, Bennacer dhe Saelemaekers, ndërsa te mysafirët nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e Alex Sandro dhe Juan Cuadrado-s.

Milan: Donnarumma; Dalot, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Calabria, Kessie; Castillejo, Calhanoglu, Hauge; Leao.

Juventus: Szczensy; Frabotta, De Ligt, Bonucci, Danilo; Rabiot, Bentancur, Ramsey, Chiesa; Ronaldo dhe Dybala. /Insajderi.com