Pasditen e sotme, me fillim nga ora 18:30, Milani do të presë në “San Siro” skuadrën e Sassuolos, teksa ‘kuqezinjtë’ do të kërkojnë fitoren e dytë rresht në shtëpinë e tyre, ndërsa takimi është i vlefshëm për xhiron e 32-të kampionale, njofton Insajderi.
‘Kuqezinjtë’ do të vijnë disi të shpërqendruar në këtë ndeshje pas lajmeve mbi krijimin e Super Ligës, por trajneri Stefano Pioli u shpreh se këto janë punë që i përkasin drejtuesve dhe ekipi duhet të ketë mendjen tek ndeshja. Pioli do të vijë me tre mungesa të mëdha në këtë sfidë, teksa Ibra, Teo dhe Bennacer kanë shfaqur probleme muskulore.
Në krahun tjetër, trajneri De Zerbi dha një deklaratë të fuqishme, teksa u shpreh se nuk do të dëshironte të luante kundër Milanit, por nëse do ja kërkonin drejtuesit e klubit atëherë do ta bënte. Sassuolo do të vijë më synimin e qartë për t’i prishur punë Milanit ditën e sotme dhe ‘kuqezinjtë’ duhet të jenë të kujdesshëm.
Pioli ja vendosur të rreshtojë ekipin e tij me skemën e zakonshme 4-2-3-1, ndërsa me të njëjtën mënyrë i përgjigjen edhe mysafirët. /Insajderi.com