fbpx

Milani “demolon” Crotonen për 23 minuta [video]

Milani “demolon” Crotonen për 23 minuta [video]

Skuadra e Milanit ka treguar fuqinë e saj në vetëm 23 minutat e para të stinorit të ri të Serisë A. Kuqezinjtë i shënuan tre gola skuadrës së Crotones për 23 minuta.

Golin e parë për Milanin e realizoi blerja e verës, Frank Kessie në minutën e gjashtë. Në të 18-ën minutë realizoi Cutrone, para se spanjolli Suso të shënonte golin e tretë në minutën e 23-të.

Milani ka shpenzuar më shumë se 200 milionë euro në merkaton e verës. /Insajderi.com

http://www.dailymotion.com/video/x5xi4sy