Milani futet në garë për Cucrellan

Milani futet në garë për Cucrellan

Milani thuhet se është në mesin e skuadrave që është e interesuar për transferimin e Marc Cucurellas nga Getafe, njofton Insajderi.

Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, në garë për mesfushorin janë edhe Borussia Dortmundi dhe Chelsea.

22-vjeçari ishte transferuar nga Getafe prej Barcelonës për dhjetë milionë euro, mirëpo skuadra dështoi të kualifikohej për në Ligën e Evropës, duke i lënë atij opsionin që të largohet.

Milani dëshiron të transferojë Cucrellan, mirëpo rivalizohet ashpër nga londinezët dhe skuadra gjermane.

Lojtari ka bërë 45 paraqitje në këtë edicion për skuadrën spanjolle, duke shënuar një gol dhe ka bërë gjashtë asistime./Insajderi.com