
Kualifikimi në Ligën e Kampionëve ka sjellë entuziazëm në shtëpinë e Milanit, aq sa drejtuesit kuqezi nuk kërkojnë të humbasin kohë dhe kanë filluar të mendojnë për sezonin e ri, njofton Insajderi.
Sipas asaj që raporton “Calciomercato.com”, Milani ka mbyllur marrëveshjen me kampionët francez të Lille për portierin Mike Maignan dhe po pritet vetëm zyrtarizimi. 25 vjeçari u shpall kampion këtë sezon me skuadrën franceze dhe shikohet si portier me mjaft perspektivë.
Marrëveshja me Lille është mbyllur në bazën e 15 milionë eurove plus bonuse, ndërsa për lojtarin do të jetë një kontratë pesë vjeçare me tre milionë euro në sezon.
Milani po pret vetëm vendimin e Donnarummës, teksa palët tanimë thuhet se janë shumë larg marrëveshjes. /Insajderi.com