
Për sezonin e ardhshëm Milanit i nevojitet një zëvendësues për Ibrahimoviçin, që nuk ofron garanci në aspektin fizik. Rebiç e Leao nuk mund të bëjnë rolin e pykës siç kanë treguar sivjet, ndaj thuhet se Paolo Maldini është vënë në gjurmët e Amine Adli, njofton Insajderi.
21-vjeçari luan për Toulouse dhe është zgjedhur si lojtari më i mirë për Ligën e Dytë franceze. Në ndihmë të Milanit mund të vijë dëshira e sulmuesit, por edhe fakti se kontrata e tij skadon pas një viti e as që ka në plan ta rinovojë.
Raportohet se klubi i tij kërkon 15 milionë euro për ta lënë të lirë, por shuma konsiderohet e lartë pasi përveç përvojës së pakët, francezi 174 centimetra nuk është një makineri golash. /Insajderi.com