Milani zyrtarizon nënshkrimin me portierin Maignan

Milani zyrtarizon nënshkrimin me portierin Maignan

Tashmë është gjithçka zyrtare, Maike Maignan do të jetë portieri i ri i Milanit. Francezi firmosi një kontratë pesë vjeçare me kuqezinjtë, njofton Insajderi.

Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e Milanit në “Twitter”, duke bërë dhe një analizë të gardianit të ri kuqezi. Ky operacion do t’i kushtojë Milanit 13 milionë euro plus bonuse, teksa tifozët kuqezi kanë shpërthyer në delir duke e krahasuar me Didën.

“AC Milan është i kënaqur të njoftojë se ka nënshkruar marrëveshjen me portierin francez Mike Mangan nga skuadra e Lilës që nga 1 korriku 2021. Portieri ka nënshkruar një kontratë me klubin kuqezi deri më 30 qershor 2026 dhe do të veshë fanellën me numrin 16”, shkruan klubi në “Twitter”. /Insajderi.com