Milenkovic drejt transferimit në Milan

Milenkovic drejt transferimit në Milan

Skuadra e Milan ka shfaqur interesim për mbrojtësin e Fiorentinës, Nikola Milenkovic, njofton Insajderi.

Sipas të përditshmes italiane, Gazzetta Dello Sport, Milan është interesuar për Milenkovic, por shifra e lartë prej 40 milionë eurove e vendosur nga skuadra e Firences, nuk do të paguhet nga Milan.

Të dyja ekipet që të gjejnë gjuhën e përbashkët për mbrojtësin serb, po merret agjenti i lojtarit, Fali Ramadani, duke shpresuar në uljen e kërkesave nga ekipi “vjollcë”.

Milenkovic ka një kontratë me Fiorentinën deri në qershor 2022, dhe pikërisht këtu “rossonerët” po bëjnë presion te drejtuesit e skuadrës nga Firence për të ulur çmimin e mbrojtësit.

Drejtori sportiv i Fiorentinës, Daniele Prade, në rast largimi të Milenkovic, ka piketuar mbrojtësin argjentinas që luan momentalisht te Roma, Federico Fazio. /Insajderi.com