Një miliarder egjiptian thotë se po mendon që të blejë një ishull në Mesdhe për të vendosur refugjatët që po ikin nga vendet e tyre për shkak të konflikteve.
Naguib Saëiris e ka dhënë idenë e tij përmes rrjetit social Twitter gjatë kësaj jave. Ai kërkon që ishullin ta blejë nga Italia apo Greqia.
“Ide e çmendur…Por ndoshta kjo do të ishte e përkohshme deri sa refugjatët të kthehen në shtëpitë e tyre,” ka thënë ai, shkruan The Independent.
Biznesmeni thuhet se ka pasuri prej rreth 3 miliardë dollarëve. Kompania e tij është punëdhënsja më e madhe në Egjipt./Insajderi.com