
Miliarderi francez, François-Henry Pinault, pronar dhe CEO i Kering group, që përfshin linjat e famshme të modës, Gucci dhe Yves Saint Laurent, ka premtuar një donacion prej 100 milionë eurosh për rindërtimin e Notre Dame de Paris.
Edhe Fondi Francez i Trashëgimisë ka nisur një fushatë ndërkombëtare për mbledhjen e fondeve për rindërtimin e katedrales, që është edhe pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Zjarri në katedralen e Parisit nisi rreth orës 18:30 të pasdites të së martës dhe shumë shpejt përfshiu dritaret dhe të gjithë pjesën e drunjtë brenda saj, dukë bërë që të binte kupola e saj.
Në operacion u përfshinë rreth 500 zjarrfikës, të cilët treguan njē kurajë të jashtëzakonshme në betejën me flakët, duke bërë të mundur shpētimin e strukturës së katedrales.
Liderë nga e gjithë bota, përfshirë presidentin e SHBA-ve Donald Trump, Vatikanin zyrtar e shumë të tjerë, reaguan duke iu bashkuar dëshpërimit francez gjatë djegies së një pjese të rëndësishme të historisë së Parisit.