Miliarderi Jeffery Epstein u gjet pa vetëdije dhe me lëndime në qafë në burg

Jeffery Epstein, miliarderi amerikan i akuzuar për abuzim seksual të femrave dhe tregti seksuale, është gjetur pa vetëdije në qelinë e tij në Menhetën me lëndime në qafë, kanë publikuar mediet amerikane duke u thirrur në burime anonime.

Miliarderi Jeffery Epstein u gjet pa vetëdije dhe me lëndime në qafë në burg

Rojet e kanë gjetur Epsteinit në dysheme  të qelisë, dhe disa medie transmetojnë se fytyrën e kishte pasur të mavijosur.

Pasaniku është transportuar në spital, transmeton “The New York Times”, mirëpo nuk dihet se në çfarë gjendje është. As nuk dihet se si është lënduar.

Kohë më parë Epsteinit i është refuzuar kërkesa për lirim me dorëzani për çka avokatët e tij planifikonin të ankohen.

Ai më 8 korrik është deklaruar i pafajshëm për tregti seksuale dhe komplot, pasi dy ditë më herët ishte arrestuar. Prokurorët në aktakuzë pretendojnë se i ka joshur dhjetëra vajza 14 vjeçare në shtëpitë e tij luksoze në Nju Jork dhe Floridë dhe se i ka paguar për shërbime seksuale.

Në aktakuzë shkruan se menaxheri i “hedge” fondit ka kërkuar që vajzat lakuriqe të kryejnë “masazh” dhe veprime tjera seksuale dhe i ka paguar disa vajza që t’i sjellin vajzat tjera.

Epstein më herët ka deklaruar se takimet me viktimat e pretenduara kanë qenë me marrëveshje dhe se ka menduar se ato kanë qenë 18 vjeçare.

Ai është akuzuar për tregti seksuale dhe sjellje të pahijshme që ka ndodhur prej vitit 2002 deri 2005.

Epstain është i njohur për shoqërim me politikanë dhe familje mbretërore, ndërsa miqtë e tij janë edhe presidenti amerikan Donald Trump dhe ish presidenti Bill Clinton, ndërsa  sipas pretendimeve gjyqësore edhe princi britanik Andrew. Askush nga këta nuk është përmendur në aktakuzë./Insajderi.com.