Bota me COVID-19

Miliona të infektuar, qindra-mijëra të vdekur

Kina u godit nga një virus misterioz që shpejtësinë e shpërndarjes e kishte të paparë. Vendi aziatik ia doli ta menaxhojë, derisa pjesa tjetër e botës vazhdon të ballafaqohet me COVID-19. Ende nuk dihet kur do të ketë një vaksinë. Ajo që dihet është; miliona të infektuar dhe qindra-mijëra të vdekur.

Miliona të infektuar, qindra-mijëra të vdekur

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në 7,872,620 sipas Worldometers. Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 432,475, njofton Insajderi.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 117,527 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 42,791, Britania e Madhe me 41,662, Italia me 34,301, Franca me 29,398 dhe Spanja me 27,136.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.

Kurse Kosova ka pasur 1.437 raste që kanë rezultuar pozitiv deri më tani, me 33 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 928 raste./Insajderi.com