Militantë të lidhur me Shtetin Islamik kanë marrë një nga portet më të rëndësishme dhe më të mbrojtura në Mozambik pas disa ditë luftime, shkruan BBC, njofton Insajderi.
Mediat lokale thonë se forcat qeveritare që po qëndronin në qytetin verior Mocimboa da Praia ikën, shumica prej tyre me varka, pasi ekstremistët pushtuan portin.
Qyteti është afër vendit ku ka të përqendruar gaz natyral që ka vlerën e rreth 50 milionë euro.
Muajt e fundit militantët kanë marrë një numër të qyteteve në veri, duke larguar dhjetëra-mijëra njerëz.
Ky ishte një nga shumë sulme që qyteti Mocimboa da Praia ka pasur këtë vit, pasi ushtarët e të ashtuquajturit Shteti Islamik kanë rritur intensitetin e sulmeve në këtë regjion.
Porti i marrë sot nga ekstremistët përdoret nga kompani shumë të mëdha për transport të naftës dhe lëndëve të tjera./Insajderi.com