Milot Rashica afër transferimit te Aston Villa

Milot Rashica afër transferimit te Aston Villa

Anësori kosovar që angazhohert te Werder Bremen, Milot Rashica është afër transferimit te skuadra nga Premier League angleze, Aston Villa, njofton Insajderi.

Sulmuesi 24 vjeçar nga Vushtrria, Milot Rashica në janarin e vitit 2018 u transferua te Werder nga skuadra holandeze Vitesse. Me gjermanët  ka kontratë deri në qershorin e vitit 2022, ndërsa sezonin e fundit, shpëtoi skuadrën e tij nga rënia në Budesliga 2.

Sipas gazetarit italian, Nicolo Schira, anglezët e Aston Villës janë në gjendje të ofrojnë 18 milionë euro për kartonin e anësorit kosovar. Në anën tjetër, për lojtarin kanë gati kontratën pesë vjeçare, ndërsa zyrtarizimi mund të vijë në orët e ardhshme.

Duhet thënë se Aston Villa ka filluar në mënyrë të furishme kampionatin anglez, ku në tre ndeshje ka arritur të shënoj tre fitore, ndërsa “viktima” e radhës e tyre në kampionat, ishin kampionët e Premier League, Liverpool, të cilit u “demoluan” me rezultat 7:2 në “Villa Park”. /Insajderi.com