Sulmuesi i përfaqësueses, Milot Rashica edhe zyrtarisht është prezantuar te skuadra angleze Norwich City, shkruan Insajderi.
Futbollisti kosovar gjatë së enjtes ka filluar stërvitjet e tij me klubin.
Derisa pas prezentimit të tij, Rashica ka theksuar se është shumë i lumtur që është pjesë e klubit.
“Unë jam vendosur këtu me familjen time, dhe ndihem shumë mirë. Tani, unë km filluar stërvitjet me djemtë dhe vërtet po e shijoj atë”, u shpreh Rashica.
“Unë jam shumë i ngazëllyer dhe shpresoj se do të kemi tifozët nga ndeshja e parë. Do të jetë mahnitëse të fillojmë me ta”, përfunoi ai.
Rashica së fundmi ishte pjesë e skuadrës gjermane Werde Bremen, ku i kaloi tre sezone në klubin gjerman.
Ndërsa më heret ka luajtur për skuadra si Vittese dhe Vushtrrinë./Insajderi.com