
Pothuajse është e konfirmuar që Rashica do të largohet nga Werder Bremen, por akoma nuk është bërë e ditur se në cilin ekip do të vazhdojë karrierën e tij.
Komentatori i sportit në SuperSport, Arlind Sadiku, ka postuar në profilin e tij në Facebook se Rashica është afër Aston Villa-s.
“Milot Rashica do te largohet nga Werder Bremen, më së largu deri në fund të javës së ardhshme. Para disa javësh, ai kishte arritur marrëveshje personale me Leipzig-un por Werder Bremen nuk është i kënaqur me ofertën. Kërkese zyrtare për shërbimet e Rashices, kanë bërë Monaco, Aston Villa dhe Wolverhampton. Sipas burimeve te mia, oferta e Aston Villes është më e leverdishmja për Werder-in dhe ka shumë mundësi qe Rashica te transferohet ne Premier League gjatë javës së ardhshme.”, shkruan Sadiku, transmeton Insajderi.
Kujtojmë se nëpër media është folur se Aston villa, është e gatshme të ofrojë 36 milion euro, për shërbimet e Milot-it./Insajderi.com.