Milot Rashica tek Napoli?

Milot Rashica tek Napoli?

Ekipi i madh italian, Napoli, ka hyrë në garë për shërbimet e futbollistit të Bremen-it, Milot Rashica.

Mediumi italian, Tuttosport, ka raportuar se Napoli ka filluar me hapa konkret, për të arritur te shërbimet e Rashica. Ata janë takuar me agjentin Altin Lala, që është agjent i Milotit, transmeton Insajderi.

Konkurrenca për të transferuar Milot Rashica, po rritet nga dita në ditë, pasi garë të ngushtë për të, janë duke bërë ekipe si RB Leipzig, Dortmund, Aston Villa, Napoli etj.

Më herët është raportuar se lojtari ka marrëveshje personale me ekipin e RB Leipzig, por këta zëra, nuk janë konfirmuar e as nuk janë mohuar deri në këtë moment./Insajderi.com.