Milot Rashica viziton kryeministrin Avdullah Hoti

Milot Rashica viziton kryeministrin Avdullah Hoti

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, ka vizituar kryeministrin, Avdullah Hoti.

“Kënaqësi e veçantë ta takoj Milot Rashicën, një sportist i përmasave globale dhe shembull që duhet ndjekur nga të gjithë të rinjtë shqiptarë.

Milotit dhe kombëtares së Kosovës i uroj shumë fat në ndeshjen e ardhshme me Maqedoninë e Veriut dhe në kualifikime për kampionatin evropian.” Shkroi Hoti në profilin e tij në Facebook, raporton Insajderi.

 

Milot Rashica po qëndron në Kosovë për pushimet e verës, pas përfundimit të kampionatit në gjermani, ku ai ndihmoi ekipin e tij që të mbetet pjesë e bundesligës./Insajderi.com