Milot Rashica zëvendësues i Jadon Sanchos?

Milot Rashica zëvendësues i Jadon Sanchos?

Ekipi që garon në bundesliga, Dortmund, ka gjetur zëvendësuesin e Jadon Sancho dhe ai është mesfushori i Bremen, Milot Rashica.

Sipas The Telergaph, Dortmund është duke e monitoruar nga afër situatën e Rashicas, pasi ai shihet si zëvendësues i Sanchos, i cili po flitet se do të largohet në këtë verë, me destinacion Manchester United, transmeton Insajderi.

Po ashtu mediumi nga Anglia, ka thënë se Dortmund është e gatshme që të paguajë kushtet e kërkuara nga ekipi i Bremen.

Kujtojmë se Milot Rashica ka marrëveshje personale me Rb Leipzig, por që deri më tani, klubet nuk kanë gjetur akordin për këtë transferim, por tani me futjen e Dortmund në garë, gjërat mund të përshpejtohen./Insajderi.com.