Miloti i Kosovës, më i miri te Werder këtë sezon

Miloti i Kosovës, më i miri te Werder këtë sezon

Ndonëse skuadra e Werder Bremen mezi shpëtoi nga rënia në ndeshjen e fundit të sezonit 2019/20 në Bundesliga, Milot Rashica është futbollisti më i mirë i sezonit te skuadra gjermane.

Skuadra do të luaj në Play-Off, për ta kërkuar mbijetesën më Bundesliga.

Pos që shënoi në ndeshjen e fundit ndaj Koln, ku Werder fitoi 6:1, Rashica ka pasur paraqitje fantastike në shumë ndeshje.

Kosovari u ka shënuar ekipeve të mëdha si Bayern Munich e Borussia Dortmund.

Në total, 23 vjeçari sivjet në Bundesliga dhe Kupë të Gjermanisë, me Werder Bremen i ka zhvilluar 32 ndeshje, ka shënuar 11 gola dhe ka bërë gjashtë asistime.

Insajderi.com