Milwaukee mposht Washingtonin dhe bëhet ekipi i parë që kap play off-in [Video]

Milwaukee mposht Washingtonin dhe bëhet ekipi i parë që kap play off-in [Video]

Milwaukee ka fituar 137-134 ndaj Washington pas kohës shtesë, duke u bërë kështu skuadra e parë që siguron play off-in këtë sezon.

Një fitore e vështirë e Bucks, në një ndeshje spektakolare ndaj Washington. Middleton me 40 pikë ishte shënuesi më i mirë për Milwaukee, duke bërë diferencën në fushë, ndërsa për Washington u dallua Beal me 55 pikë, por që mbetën për statistikë.

Fiton edhe skuadra e Houston, që mundi 123-112 New York, ndeshje e dominuar nga teksanët. Harden me 37 pikë ishte shënuesi më i mirë i kësaj sfide.

Pa probleme fiton edhe ekipi i Clippers, që mundi 124-97 Memphis, duke ruajtur ritmin e më të mirëve (Leonard realizoi 25 pikë).

Zhgënjen Utah Jazz, që u mund 131-111 në fushën e tij (Booker e Rubio 46 pikë së bashku), duke humbur terren me kreun.

NBA – Rezultatet e sotme

Cleveland – Miami, 125-119

Philadelphia – Atlanta, 129-112

Washington – Milwaukee, 134-137

Brooklyn – Orlando, 113-115

Houston – New York, 123-112

Dallas – Minnesota, 139-123

Utah Jazz – Phoenix, 111-131

Clippers – Memphis, 124-97