Mini-seriali “Beni” vjen me episodin më të ri “Halla”

Mini-seriali “Beni” vjen me episodin më të ri “Halla”

Sapo doli episodi i pestë i mini-serialit “Beni”, prodhim i GjirafaStudios, ku ndodhitë qesharake nuk i ndalet personazhit kryesor Benit.

Beni fillon ditën i gëzuar, ka ditëlindjen. Pastron dhomën e duket i lumtur. Duke kënduar e duke pastruar, dëgjohet zilja e shtëpisë.

Beni vendosë syrin në vrimën e derës dhe sheh hallën e tij Kumrijën, e luajtur nga aktorja e njohur Myrvete Kurtishi, një grua llafazane dhe shumë energjike. Ajo irriton Benin me t’u futur brenda.

Halla Kumrije ka takim romantik, të cilin Beni e keqkupton. Në të njejtën kohë, ajo fillon t’ia përgatitë Benit një darkë për ditlindje.

Këtu fillojnë gjërat të shkojnë keq. Një darkë që parashihej të ishte e mirë, bëhet e komplikueshme, kur banesën e Benit gati sa nuk e merr zjarri.

Kaosi që mbretëron në banesë vetëm bëhet më i madh, e Beni, si gjithmonë, gjen zgjidhje në momentin më vendimtar.

Se si zhvillohet ngjarja e episodit të pestë të mini-serialit “Beni” të titulluar “Halla”, shikoni më poshtf videon apo futuni në GjirafaVideo.