Ministrat e Financave të G7-së do të diskutojnë për kriptovalutën Libra

Ministrat e Financave të G7-së do të diskutojnë për kriptovalutën Libra

Ministrat e Financave të vendeve me ekonomitë më të fuqishme në botë, do të takohen gjatë kësaj jave në Francë, ku do të vendosin si prioritet të tyre, çështjen e kriptovalutës Libra.

Ata pritet të trajtojnë rreziqet që mund të paraqiten nga planet e Facebookut për të vënë në qarkullim këtë kriptovalutë.

“Linja e kuqe për ne është se Libra nuk duhet të transformohet në një monedhë sovrane”, ka thënë ministri francez i Financave, Bruno Le Maire.

Rrjeti social Facebook, në muajin qershor prezantoi planet për të lëshuar në qarkullim një kriptovalutë, ku do ta quaj Libra.

Facebook tha se njerëzit do të jenë në gjendje të bëjnë pagesa me monedhën nëpërmjet aplikacioneve të tyre, si dhe përmes shërbimit të mesazheve WhatsApp. Kompanitë e pagesave Uber dhe Visa gjithashtu kanë të ngjarë të pranojnë atë në të ardhmen.

Edhe demokratët në Kongresin amerikan, kanë dal kundër planeve të Facebook për të lëshuar në përdorim kriptovalutën Libra.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka sulmuar kriptovalutën Libra, duke pretenduar se nuk do të jetë i besueshëm. Sipas Trumpit, Facebook duhet t’i nënshtrohet të gjitha rregulloreve bankare në mënyrë që të ec përpara.

Po ashtu, sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, ka paralajmëruar se kriptovalutat po keqpërdorën, pasi që kriptovaluta Libra po tenton të futet në rrjet. Ai paralajmëroi se kjo Libra mund të përdorët për të pastruar para.