Ministri britanik: Varianti indian i Covid-19, 40 për qind më i transmetueshëm

Ministri britanik: Varianti indian i Covid-19, 40 për qind më i transmetueshëm

Ministri i Shëndetësisë së Mbretërisë së Bashkuar, Matt Hancock , ka thënë të dielën së varianti Delta, i njohur edhe si varianti indian i Coronavirusit, vlerësohet se është 40 për qind më i transmetueshëm sesa varianti që fillimisht u identifikua në Britani, transmeton Insajderi.

Hancock tha se njerëzit që kanë marrë të dy dozat e vaksinës, do të duhej të ishin njëjtë të mbrojtur nga cilido variant i virusit.

“Kjo shifër, prej rreth 40 për qind më i transmetueshëm, realisht është e dhëna e fundit që kam marrë”, deklaroi ai për Sky News.

Hancock shtoi se qeveria ende nuk ka marrë një vendin përfundimtar për heqjen e kufizimeve, për shkak të variantit indian.

“Ne do t’i shikojmë të dhënat edhe për një javë dhe më pas do të marrim vendimin” duke shtuar se qeveria është e hapur ndaj mundësisë që të shtyjë afatin për heqjen e kufizimeve.

Zyra e Shëndetit Publik në Angli, ka shkruar se varianti Delta tashmë është varianti dominues në Mbretërinë e Bashkuar.

“Në janar, për shkak të përhapjes së variantit britanik, që njihet edhe si varianti Alfa, Mbretëria e Bashkuar vendosi masa të izolimit mbarëkombëtar”, ka shkruar kjo media.

Sipas të dhënave, Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka vaksinuar mbi 27 milionë persona me dy doza të vaksinës – ku mbi 50 për qind janë persona të rritur – dhe mbi 40 milionë persona me një dozë të vaksinës./Insajderi.com