Ministri Çeku uron Nora Gjakovën për suksesin në Tbilisi

Ministri Çeku uron Nora Gjakovën për suksesin në Tbilisi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka uruar xhudisten Nora Gjakova, e cila në Grand Slamin e Tbilisit në Gjeorgji është stolis me medalje të artë, përcjell Insajderi.

Ai është shprehur i lumtur që flamuri i Kosovës është ngritur në Gjeorgji.

“Përgëzime edhe për trajnerin Driton Kuka, tërë përfaqësuesen e Kosovës në xhudo dhe federatën. Ky sukses, përveç formës së lartë të Norës, është tregues edhe për standardin e xhudos në Kosovë. Sportistët vazhdojnë të jenë ambasadorët tanë më të mirë. Falë tyre simbolet tona shtetërore depërtojnë edhe në vendet që akoma nuk e kanë njohur shtetin tone”, thuhet në komunikatën e MKRS-së.

Ai tutje ka thënë se ministria që ai udhëheqë do të vazhdojë të jetë përkrah dhe në mbështetje të sportistëve tanë.

“Urime Norë, urime Driton! Suksese xhudistëve tanë atje, presim medalje tjera në Tbilisi”./Insajderi.com